Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNe moralistët që nga mëngjesi deri në darkë flasim për moral por...

Ne moralistët që nga mëngjesi deri në darkë flasim për moral por…


Nga Hasim Memishi-Sopi

NE MORALISTËT…

Ne moralistët që nga mëngjesi deri në darkë flasim për moral por, hudhim mbeturinat ku të na dojë qejfi, ia zaptojmë komshiut një copë vendi dhe bëhemi sikur nuk dijmë gjë;

Ne moralistët që dekada votojmë mbrapsht, pastaj fajin ia hedhim pushtetit;

Ne moralistët që flasim për nepotizëm por vajzën, vëllaun apo një familjar e kemi të punësuar pa meritë;
Ne moralistët që flasim për fe, kurse të xhumanë përplasemi në derën e xhamisë se kush do të del më shpejt;
Ne moralistët që na pengon ajri i ndotur por, në shtëpi djegim gjithçka, nga teshat, shishet e plastikës e deri te mbetjet tjera;

Ne moralistët që flasim për natyrën por, s’lam dru pa pre;
Ne moralistët që flasim për patriotizëm por të gjithë duam të ikim në perendim…
Do vazhdojmë të flasim dhe do vazhdojmë të ikim, assesi të gjejmë një zgjidhje për atë që e flasim nga mëngjesi deri në darkë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!