Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKulturëRamis Merko sot mirëpriti vëllezërit Borova, promovuesit e qytetit turistik të Strugës...

Ramis Merko sot mirëpriti vëllezërit Borova, promovuesit e qytetit turistik të Strugës (FOTO)


Kryetari i Komunës së Strugës përkrah të rinjtë e talentuar

Kryetari i Komunës së Strugës, z. Ramis Merko dhe kordinatori i projektit “ToCulter” z. Arbrim Pollozhani, sot mirëpritën vëllezërit Borova, realizuesit e njërës nga komponentët përbërëse të projektit ToCulter si platformë për promovimin e qytetit turistik të Strugës.

Në takim vëllezërit Borova iu faleminderuan Kryetarit që ua besoi atyre projektin në fjalë dhe theksuan vlerësim për përkrahjen e pakushtëzuar të kryetarit ndaj të rinjve për të promovuar vlerat e qytetit tonë.

Në takim kryetari theksoi se është i gatshëm që të përkrah çdo projekt dhe çdo iniciativë që vjen nga të rinjtë të talentuar, ndër tjerash theksoi se Kryetari e don Strugën siç e do çdo qytetar tjetër dhe do vazhdojë të punojë për Strugën që e duam të gjithë.

Kryetari në shenjë mirënjohje u dhuroi vëllezërve Borova një dhuratë simbolike, pikturë nga Struga e bukur.

Zyra për marrëdhënie me publikun,
Komuna e Strugës

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments