Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSlider“Gratë e politikanëve bëjnë bamirësi, se ndihen në faj për burrat hajdutë...

“Gratë e politikanëve bëjnë bamirësi, se ndihen në faj për burrat hajdutë që kanë”

Aktor dhe regjisori i famshëm i humorit dhe skenës italiane, Roberto Benigni, fitues i dy çmimeve njihet për thëniet e tij të vlefshme.

Ja disa prej tyre:
1. Gratë e politikanëve që bëjnë bamirësi, kanë të gjitha ndjenjën e fajit për atë çka vjedhin burrat e tyre.

2. Ka njerëz që jetojnë për buzëqeshjen tënde dhe ka nga ata që do të skuqen kur të kuptojnë që nuk ia kanë dalë dot ta shuajnë atë.

3. Nuk ka asgjë më shkencore, se sa fantazia.

4. Jeta sa më shumë zgjat, aq shumë shkurtohet.

5. Kur kthehesh në vendin e lindjes kupton se nuk të mungon shtëpia e vjetër, por fëmijëria…

6. Njerëzit shikojnë, dëgjojnë, dhe flasin.

Fatkeqesisht disa shikojnë keq, dëgjojnë pak, dhe flasin shumë!

7. Nuk ekziston aspak një gjë më poetike sesa një gjë tjetër.

Poezia nuk është jashtë, është brenda!

8. Duhet t’i zgjidhni fjalët… ndonjëherë të duhen 8 muaj për të gjetur një fjalë të vetme.

9. Filloni të zgjidhni, sepse bukuria ka filluar kur dikush mësoi sesi të zgjedhë.

Dashurohuni!

Dashurohuni, nëse nuk dashuroni është gjithçka e vdekur!

10. Kur dashuron gjithçka bëhet e gjallë, lëviz, ndizet lumturia, shpërthen kënaqësia.

11. Jini edhe të trishtuar dhe të heshtur me madhështi.

12. Fryjini në fytyrë njerëzve lumturinë!

Për të përcjellë lumturinë, duhet të jesh i lumtur.

Edhe për të përcjellë dhimbjen duhet të jesh… i lumtur!

13. Jini të lumtur!

Duhet të vuani, të ndjeheni keq, të lëndoheni.

Mos kini frikë të vuani, e gjithë bota vuan!

14. Edhe nëse nuk i keni mjetet e nevojshme për të krijuar një poezi, vetëm një gjë është e nevojshme “Gjithçka”.

Mos kërkoni “të renë”… E reja është gjëja më e vjetër që ekziston.

15. E nëse nuk gjen pozicionin e duhur për të të ardhur vargjet… shtrihuni në tokë…

Sepse, shtrirë vështrohet qielli.

Shikoje çfarë bukurie…!

Poetët nuk shikojnë… vërejnë, vështrojnë!/supershendeti.com

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!