Qyteti i ujtë
Vari ëndrrat,dëshirat
te Ura Naserit
po aty vari dashurinë
dashuri sadiste,dashuri e trishtë
e bukura ime Strugë
E unë të dua
si buka kur nëna gatonte me saç
të dua si çastin
e takimit të parë
të dua thjeshtë
pa shumë makijazh!
Më mer në gjirin tënd
në çdo natë
më mer edhe kur
ëndrrat tërbohen
si dallgët e liqenit
në ditë vjeshte
si qielli kur bubullon me të madhe!
Të dua edhe kur dielli vonon
edhe kur ti hesht e trishtuar!
Për dritë s’kam nevojë
se ti je vetë Hëna
për të ngrohtit
po s’kam nevojë
se ti je vetë Diell
Dua ta pastroj fytyren
me rërë apo hi
si lante nëna
kusitë prej bakrri!
Dhe unë të dua
edhe kur tymi mbulon qiellin
si sytë e simes më!
S’të urrej
edhe kur zogjtë shtegtarë
vdesin sy hapur
nga brenga për ty
s’të urrej
edhe kur dashuria then kokën
si gotë qelqi
s’të urrej
edhe kur jam rrob dashurie
E bukura ime Strugë!
Autor: Xheladin Muça