Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionGazetari shqiptar ia shtrin dorën e pajtimit Ali Ahmetit

Gazetari shqiptar ia shtrin dorën e pajtimit Ali Ahmetit

Ejup Berisha
Ali Ahmeti kur flet për nevojën e pajtimit kombëtar athua ky flet vetëmse pjesërisht apo i njëjti flet për pajtim të të gjithëve në këtë shtet. E pyes publikisht Z.Ali Ahmeti se athua vallë ai mendon ti fus në një thes të gjithë maqedonasit dhe shqiptarët në realizimin e kësaj nisme të filluar nga Kryeministri Zoran Zaev apo këtë nismë Z Ahmetu don ta kufizojë vetëmse te udhëheqèsia e VMRO-DPMNE-sè dhe e LSDM-së. Nëse e ka për pajtim të pèrgjithshëm atëher Z Ahmeti e ka edhe pèrkrahjen time.e nëse idenë për pajtim e ka me përjashtime atëher ai nuk do ta ketë këtë përkrahje .Pra unë po flas për Ali Ahmetin Kryetarin e Bashkimit Demokratik për Integrim. Dhenëse vjen deri te materializimi i kësaj ideje atëher ju informoj se unè menjèher do tia fal Ali Ahmetit anashkalimin që ma ka bërë me Partinë e tijë gjat këtyre 17 viteve mua si individ në këtë shtet. Unë e di se këtë anashkalim ndaj meje këta e kanë bërè në mënyrë të çuditshme pa ndonjë arsye të shëndoshë apo më shumë për inate personale e jo se unë e kamë merituar me diçka konkrete apo me ndonjë veprim tendencioz ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim e aq më pak ndaj Liderit të kësaj Partie Z. Ali Ahmeti këtë gjë. E pranoj, jam marrë me shkrime por unë me shkrimet e mia nuk i kamë bërë ndonjë dëm me qëllim të keq as Alisë e as BDI-së. Bile mund të them se saherw që kamë shkruar konkretisht për BDI-në dhe Zotin Ali Ahmeti, gjithmonë këta i kanë fituar zgjedhjet. Pra si rezultat i shkrimeve të mia asnjë rënie rejtingu dhe autoriteti nuk ka pasuar BDI-ja. E dikush do të më pyet se pse shkruaj dhe do të përgjigjem menjëherë: sepse Unë jam politolog i diplomuar dhe këtë e kamë profesion unë nëse nuk flas dhe nuk shkruaj për politikën nuk di të bëj asgjë tjetër në këtë botë. Pra as të lajë e as të gatuaj as të ndërtoj e aq më pak të fluturoj me Avion. Por atë që e bëj më së miri është që të flas dhe shkruaj për politikën dhe për politikanët. Pra unë merrem me shkrime nëpër media dhe jam marrë me shkrime që nga viti 2001 dhe me këto shkrime nuk dua ta dëmtoj askend përpos ta ngris vetveten dhe të dëshmoj se i kamë studiuar shumë dhe i njoh mire çështjet dhe fenomenet politike. Po ku qëndron problem apo konflikti i BDI-së me mua apo dhe anasjelltas? Pra ju informoj se nuk ka kurrfarë konflikti. Por ekziston ajo thënia popullore Për inat tê të resë më vdektè djali. Këtë thënie një here e ka përdorur ndonjë mëmë e dëshpëruara nga sjelljet e këqija të nuses së djalit të sajë. Pra shkurt e shqip ndonjë mëme i ka plasur zemra dhe në afekt ka thënë edhe këtë lapsus “Për inatë të resë më vdektë djali” Pse sepse ka pritur që djali t’ia zgjidh problemin me çmenduritë dhe budallallëqet e nuses por kot..E mua po ma merr mendja se edhe Ali Ahmeti me BDI-në e kanë mbushur një defter me njerëz në këtë shtet dhe thonë për inat të Skenderbeut vdekshin të gjithë shqiptarët që nuk janë me ne. E unë nuk jam me Alinë dhe BDI-në sepse këta asnjëherë nuk i ndalën sulmet e pakuptimta dhe absurde ndaj meje. Prandaj ndonjëherë unë shkruaj për tua bërë me dije se nuk ju kamë asnjë borxh e nëse ata mendojnë që u kamë ndonjë borxh le të tregojnë se edhe unë do të bëhem burrë dhe do tua laj borxhin por me kusht që ky borxh të jetë i realët, e jo fiktiv. Por Z.Ali Ahmeti dhe BDI-së ua bëj me dije se dua dialog real dhe serioz me ta dhe atë me Zotin Ali Ahmeti Sepse në BDI unë më së shumti u besoj Z Ali Ahmeti, Z.Hazbi Lika, Z.Talat Xhaferi dhe Z Agron Buxhaku. Prandaj nëse e shtrinë dorën e pajtimit Z Ahmeti, dua që ky gjest i vullnetit të mire të vlejë edhe për mua. Kam dëgjuar se për mua thoni se u shaj juve si subjekt politik.. Nga ana tjetër unë me të vërtetë çuditem se si kamë arritur të kem aq autoritet, reputacion dhe ndikim që të mi bartin sharjet, e jo fjalët e mira që i përcjellë me shkrimet dhe opinionet e mija nëpër mediat e vendit dhe rajonit. Prandaj dua të takohem me ju Z.Ali Ahmeti e t’ia shtrijmë njëri tjetrit dorën e pajtimit sepse ju garantoj se asnjë të keqe nuk ua kamë bërë në jetë as juve e as Partisë tuaj. Dhe nuk e di a ju kujtohet se kur në vitin 2002 e keni formuar Partinë Bashkimi Demokratik për Integrim unë juve ju kamë prezentua në mënyrën më dinjitoze në Televizionin Era të Shkupit aty ku punoja si gazetarë. Unë juve Z.Ali Ahmeti ju kamë krahasuar me Bizmarkun ish Kancelarin e Prusisë roli I të cilit ishte Bashkimi I fiseve të ndara gjermane në një shtet. .Dhe në tekstin që e pata bërë atë kohë pata thënë se Historinë duhet bërë dhe jo shkruar. Duke shtuar se Ali Ahmeti në vitin 2001 e bëri historinë me pushkë e tani e tutje do ta bëjë me laps apo me politikë.Këtë mund ta dëshmoj me incizimet që egzistojnë në arkivin filmik të Televizionit Era Dhe menjëhet pas ardhjes tuaj në pushtet në vitin 2002 dikush nga BDI u përkujdes që të tentoj të më largoj nga radiotelevizioni i Maqedonisë dhe atë jo njëher por tre here rresht. Prandaj nuk dua të kemi keqkuptime dua pajtim. Unë jamë i gatshëm të fal pres të njëjtën gjë ndaj meje ta bëjnë Z.Ali dhe BDI.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!