Vazhdon prerja ilegale e pyjeve edhe krahas kontrolleve të përforcuara të institucioneve. Në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë ku problemi është më i theksuar, janë sekuestruar mbi 1.000 metra kub dru, tha sot drejtori i NP “Pyje të Maqedonisë”, Zoran Gjorgjiev.
Sipas tij, dëmi është i madh, por për këtë është kompetent Prokuroria Publike.
“Më shumë prerje ilegale të drunjve kemi zbuluar në pjesën jugperëndimore të Maqedonisë. Atje tashmë kemi kryesor të njohur dhe kallëzime penale”, theksoi Gjorgjiev.
Drejtori informoi se 90 për qind e drunjve për ngrohje tashmë është shpërndarë, ndërsa për shtatë deri në dhjetë ditë dërgesa do të përfundojë tërësisht.
NP “Pyjet e Maqedonisë” sot nënshkroi Memorandum bashkëpunimi me Ministrinë e Bujqësisë dhe me Shoqatën nacionale të pronarëve të pyjeve private, ndërsa qëllimi është menaxhimi i qëndrueshëm dhe menaxhimi me pyjet, hartimi i përbashkët i rregullativës ligjore, si dhe organizim dhe koordinim i shfrytëzimit të prodhimeve pyjore./Telegrafi/