Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni“Bombë”, Mijallkov për BDI dhe PDSH: Jemi marrë vesh me BDI-në dhe...

“Bombë”, Mijallkov për BDI dhe PDSH: Jemi marrë vesh me BDI-në dhe PDSH-në që të na sigurojnë nga 400 votues


Në Gjykatën Penale në Shkup ka vazhduar gjykimi për lëndën “Titanik” të PSP-së. Në seancën e sotme po publikohen biseda të përgjuara të cilat deri më tani nuk janë dëgjuar në opinion, njofton Portalb.mk.

Ish shefi i Policisë Sekrete, Sasho Mijallkov, në një bisedë telefonike me ish ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski më 29 mars të vitit 2013, i thotë se është marrë vesh me BDI-në dhe Menduh Thaçin që të votojnë nga 400 votues të tyre për kandidatin e VMRO-DPMNE-së, Vlladimir Todoroviq, në zgjedhjet komunale në Qendër.

Mijallkovi i thotë Janakieskit se për gjithçka është marrë vesh.

“I shtrëngova shqiptarët (e thotë me ton ofendues “shiptarite”) dhe ciganët. Isha me Tha[in dhe e Ademin, u morëm vesh që të dalin edhe votuesit e tyre të votojmë. U morëm vesh që për [do shpi të ketë nga një person që të bartë votues. 400 do të na japin nga BDI, 400 do të japin nga PDSH”, thotë Mijallkov n5 përgjim.

Ndryshe, në rastin “Titanik” akuzohen ish-kryeministri, Nikolla Gruevski dhe ish-funksionarët Martin Protugjer, Kiril Bozhinovski, Mile Janakieski, Gordana Jankullovska, Biljana Brishoska Boshkovski, si dhe Ilija Dimovski, Munir Pepiq, Edmond Temelko, Leko Ristoski, Kiril Todorovski, Katerina Velovska, Stanko Korunovski, Kosta Markovski, Dragçe Dragçeski, Marjan Nakevksi, Goce Janevski, Xhezmi Amet, Robert Davitkov, Dalibor Aleshkoviq dhe Lenka Rashajkovska.

Ata janë të dyshuar nga PSP-ja për shoqërim kriminel, shpelje të së drejtës votuese, lëndim të së drejtës së caktimit të votuesve, mitmarrje gjatë zgjedhjeve dhe votimit, shkatërrimin e materialit zgjedhor dhe keqpërdorim të mjeteve për financim të fushatës zgjedhore të vitit 2012.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!