Shoqata “Jetimat e Ballkanit” e Halil Kastratit në tri vitet e fundit ka ndërtuar mbi 200 shtëpi për familjet e varfëra.
Këtë herë kjo shoqatë ka ndihmuar dy familje katolike në fshatin Zym të Hasit.
Hoxha, Halil Kastrati me këtë rast ka thënë se shoqata “Jetimat e Ballkanit” u ndihmojnë nevojtarëve pa dallim religjioni.
“Jetimat e Ballkanit” nuk kanë përzgjedhje të nevojtarëve. Nevojtari është nevojtar, pa marrë parasysh religjionin, ngjyrën, racën”, ka deklaruar Kastrati.