Saturday, April 19, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeSliderÇfarë do të thotë të jesh person i turpshëm?

Çfarë do të thotë të jesh person i turpshëm?

Kujdes nga personat që nuk skuqen!
Nga ata të cilët kurrë nuk i ulin sytë apo nuk kërcasin gishtat nga sikleti. Ose ata që nuk pengohen me fjalë ose qe nuk e fërkojnë hundën në përpjekje për të devijuar vëmendjen. Shkenca tregon se ndrojtja nuk është shenjë dobësie. Në të kundërtën, ajo është një provë e interesit në mirëqenien e të tjerëve dhe dëshirës për të mos krijuar situata të pakëndshme.

Në këtë përfundim është arritur nga hulumtuesit në Revistën Personality and Social Psychologist, sipas së cilës turpi madje mund të konsiderohet si një shenjë e besnikërisë sentimentale: ai që në thelb është monogam e ka vështirë të bashkëveprojë me njerëzit që e tërheqin. Të paktën në një fazë të hershme.

Studimi fillon nga puna e mëparshme e Erving Goffman, që në vitet ’50 arriti të përcaktojë se skuqja dhe reagime të ngjashme korrespondojnë me ndërgjegjësimin se ‘ky është një veprim që nuk do e bënit normalisht dhe do e shmangnit përsëritjen etij në qoftë se do kishit mundësi’ .

Nuk bëhet fjalë vetëm për një zgjidhje të brendshme, sipas sociologut kanadez, por për një komunikim jo-verbal të vetë-mospëlqimit për sa ka ndodhur.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments