Thursday, November 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionKush janë dorëzanët?

Kush janë dorëzanët?

Dorëzanët dhe garantët e stabilitetit të “dërzhavës” Severna Makedonija,janë Ali Ahmeti dhe integristët e tij DUI-t,të cilët kanë sakrifikuar çështjen shqiptare në emër të ruajtjes së paqes dhe stabilitetit në rajon.

Janë karagjozët dhe matrapazët e DUI-t, me pushtetarët e Zajkos ata,që mbi kurrizin e shqiptarëve po ndërtojnë dhe konsolidojnë shtetin që persekuton dhe shkel të drejtën e shqiptarëve për të patur një status të denjë dhe të barabartë me sllavët.
Ali Ahmeti dhe taborri i tij, janë dorëzanë të referendumit për ta miratuar me militantët dhe simpatizantët e tyre si shenjë besnikërie dhe servilizmi ndaj kryeministrit Zajko.
E tërë kjo gatishmëri e Ali Ahmetit për të votuar pro referendumit që do të mbahet në shtator, si kusht për anëtarësim të “dërzhavës” së tij në strukturat euroatlantike bëhet, gjoja për të mirën e të gjitha bashkësive etnike në vend.Por,përkundrazi asaj që thuhet nëse ky shtet do t’i hap negociatat me BE, ku shqiptarët do të përfaqësohen në Bruksel pas ±10 vitesh negociata ,me emrin kushtetues dhe flamurin e stemën e “dërzhavës”pa identitet shqiptar por me siglën dhe logon e partisë.Nën flamurin e “dërzhavës” Republika Severna Makedonija, do të përfaqësohen DUI dhe subjektet e tjera politike shqiptare si anëtare të grupeve të majta dhe të djathta të Parlamentit Europian.Me çrast, gjuha shqipe nuk njihet nga kushtetuta e vendit si gjuhë zyrtare për pasojë Parlamenti Europian, do të njoh vetëm sllavishten e Zajkos si gjuhë zyrtare të shtetit të tij edhe pse shqiptarët përbëjnë afër 40% të popullsisë të këtij vendi sot.
Ky është shërbimi më i mirë që po i bënë Ali Ahmeti dhe DUI,kryeministrit Zajko në favor të referendumit për miratimin e marrëveshjes së emrit të ri dhe të ndryshimeve kushtetuese.
Ai dhe integristët e taborrit të tij, heshtën dhe nuk kërkuan si kusht pro votimit të referendumit ngitjen e çështjes së barazisë së statusit politik të shqiptarëve dhe gjuhës shqipe në ndryshimet kushtetuese që do të ndodhin së shpejti.
Shmangia dhe heshtja nga ky obligim kombëtar i Ali Ahmetit dhe DUI-t, me këto ndryshime kushtetuese ku statusi i shqiptarëve dhe i gjuhës shqipe do të vazhdojnë të trajtohen si qytetarë të dorës së dytë dhe pa identitet përbën tradhëti të hapur kombëtare.
Kjo heshtje për mospërfshirjen e shqiptarëve në ndryshimet kushtetuese do të shkaktojë një gjëmë të re kombëtare, e cila mban vulën dhe nënshkrimin e Ali Ahmetit dhe integristëve të tij.Ndaj nuk ka kohë më, duhet ngacmuar dhe sensibilizuar zemrat e gjithë shqiptarëve sa nuk është vonë, se me ndryshimet kushtetuese duhet të sjellë në vend nderin dhe drejtësinë e munguar.
Shqiptarët nuk janë delet e Ali Ahmetit por të kushtëzojnë votimin pro referendumit me përfshirjen edhe të statusit politik dhe barazisë së plotë të shqiptarëve dhe gjuhës shqipe në këto ndryshime.Në të kundërtën,nëse shqiptarët votojnë si delet e Aliut,skllavëria do të legjitimohet me ligj e kushtetutë.
Medai Shaholli

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!