Monday, April 21, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniZaev: Gëzohu Maqedoni, NATO i hapi dyert

Zaev: Gëzohu Maqedoni, NATO i hapi dyert

Gëzohu Maqedoni! Dyert për anëtarësimin tonë të plotfuqishëm në NATO janë të hapura, porositi kryeministri Zoran Zaev në profilin e tij në Fejsbuk, lidhur me vendimin, të cilin e sollën sot në ditën e parë të Samitit të NATO-s në Bruksel, liderët e vendeve anëtare të Aleancës për ta ftuar Maqedoninë për t’i filluar negociatat për inkuadrim.
“Pasdite vendet-anëtare të NATO-s vendosën të na japin ftesë që Republika e Maqedonisë ta fillojë procesin inkuadrues për anëtarësim në Aleancë. Partnerët dhe miqtë tanë sot na dhanë mirënjohje. Është njohur përkushtimi i fuqishëm, janë plotësuar të gjitha kriteret”, theksoi Zaev.

Ai theksoi se sot është një ditë e madhe, historike për Republikën e Maqedonisë.

“Premtoj se do të sjellim ende lajme të mira edhe në periudhën që është para nesh, në dobi të të gjithë qytetarëve të vendit tonë”, shtoi kryeministri, i cili është mysafir si folës në konferencën NATO Engages në kuadër të Samitit në Bruksel.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments