Sunday, April 20, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKosovëFamilja pesë anëtarëshe që humbën jetën nga aksidenti, jetonte në Zvicër, kryefamiljari...

Familja pesë anëtarëshe që humbën jetën nga aksidenti, jetonte në Zvicër, kryefamiljari ishte 32 vjeç (VIDEO)

Familja pesë anëtarëshe që u shua sot në aksidentin në Biraqë të Suharekës kishte prejardhje nga fshati Sopi, me banim në Zvicër. Gazeta Express mëson se bëhet fjalë për kryefamiljarin J.S, 32 vjeçar, këto informata janë konfirmuar nga një familjar i viktimës.

Udhëtimi i tyre u shndërrua në tragjedi, bashkë me kryefamiljarin vdiq edhe gruaja dhe tre fëmijët e tij. Ata kishin ardhë në vendlindjen e tyre në Suharekë për pushime verore, shkruan Express.

Rruga në magjistralen Duhël-Suharekë është bllokuar totalisht. Policia po qëndron në vendin e ngjarjes.

Dëshmitarët thanë se vetura kishte goditur autobusin. Ndërsa në rrugën e njejtë kanë ndodhur edhe më parë aksidente fatale.

Video nga vendi i ngjarjes:

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments