Nënkryetari dhe Deputeti i Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli merr pjesë në konferencën “për paqe dhe tolerancë” të cilën e organizon parlamenti ndërkombëtar dhe në të cilën marrin pjesë përfaqësues nga 44 vende të botës, transmeton TopalNews.
Parlamenti ndërkombëtar për paqe dhe tolerancë trajton tema të ndryshme nga fusha e tolerancës dhe paqes
ndërkombëtare: të drejtat e fëmijëve, të drejtat e grave dhe liritë fetare. Nënkryetari Zendeli është deputeti i vetëm që po merr pjesë në këtë konferencë nga Maqedonia.