Tuesday, March 11, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniRDK Gostivar: Taravari gënjen

RDK Gostivar: Taravari gënjen

RDK, dega në Gostivar përmes një konference për shtyp ka akuzuar kreun e komunës për pasivitet, pasi sipas tyre, për gjasjtë muaj qeverisjeje nuk është realizuar asnjë projekt konkret, transmeton Gazeta Express.
“Kaluan 6 muaj, nga udhëheqësia e re e komunës se Gostivarit. Kaluan 6 muaj, dhe ende asnjë projekt konkret nga kryetari aktual i komunës”, thonë nga RDK-Gostivar, duke shtuar se gjatë këtyre ditëve sa është në pushtet Arben Taravari po dëgjohen vetëm manipulime dhe gënjeshtra.

“Gjatë kësaj periudhe mundemi të dëgjojmë vetëm akuza, manipulime dhe gënjeshtra. Kemi qëndruar me qëllim anash, dhe kemi pritur, kemi ndjekur me vëmendje si dhe në të cilën kahje do të lëviz komuna. Por përkundrazi të gjitha dështimeve dhe akuzave drejtuar këshilltarëve, për çudi kryetarit aktual filluan ti pengojnë edhe investimet apo të mirat që i vijnë Gostivarit nga pushteti qendror. Siç duket udhëheqësisë aktuale të komunës nuk i mjaftuan akuzat dhe ofendimet që i bën në drejtim të këshilltarëve të RDK-së, ditë më parë kryetari Taravari shkoj edhe një hap më larg duke demantuar dhe akuzuar edhe ministrin e Pushteti Lokal, që po ashtu është kuadër i RDK-së, kinse anashkalon qytetin e GOSTIVARIT dhe nuk lëshon mjete për qytetin tonë”, thonë në konferencë për shtyp nga RDK e Gostivarit.

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments