Friday, May 9, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKujdes në këtë rrugë Strugë-Dibër

Kujdes në këtë rrugë Strugë-Dibër

Dukshmëri të zvogëluar deri 100 metra për shkak mjegullës ka në Krushevë. Komunikacioni në rrugët e vendit zhvillohet nëpër rrugë të lagështa, informon Lidhja Auto – Moto e Maqedonisë (LAMM) në raportin e mëngjesit për gjendjen e rrugëve.
Rekomandohet lëvizje e kujdesshme, shpejtësi e përshtatur e lëvizjes dhe respektim i sinjalizimit të vendosur të komunikacionit. Në grykat malore është e mundur rrëshqitje e tokës, sidomos në rrugët: Koçan – Makedonska Kamenicë – Dellçevë, Vinicë – Berovë, Gostivar – Strazhë, Mavrovë – Dibër – Strugë, Demir Kapi – Udovë, Katllanovë – Veles, Krushevë – Demir Hisar dhe Resnjë – Bukovë.

Intensiteti i komunikacionit në rrugët jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. Ky informacion ka të bëjë vetëm për anën e vendkalimeve kufitare të Maqedonisë.
Nga 15 nëntori, në fuqi hyri detyrimi ligjor për posedim të obligueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pa e marrë parasysh gjendjen momentale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15 mars të vitit 2018.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments