Poetja e re nga Veleshta e Strugës Zimrisha Kupa vjen me librin e saj të parë, “Mbi betejën e humbur”,shkruan Struga Ekspres.
Zimrisha Kupa lindi më 31 Tetor të vitit 2001 në Strugë.
Shkollën fillore e kreu në SHF ” Zini Hani ” të fshatit Veleshtë. Tani është nxënëse në gjimnazin e Strugës SHMK “Ibrahim Temo” ku është vlerësuar me mirënjohje për shkrimet e saj.
Në moshë të re filloi interesin për poezi dhe gjithashtu në pikturë dhe vizatim, të cilat vazhdon ti dashuroj dhe ti praktikoj edhe sot e kësaj dite.
Poetja thotë që në këtë mënyrë gjen qetësinë shpirtërore dhe shpreson që pse jo në të ardhmen të ketë botim të një vepre tjetër pasi këto janë kujtim i jetës për të.
“Çdoherë e kam patur ëndërr që edhe unë të botoj një libër të mbushur me poezi pasi dashuroj vargjet dhe flas me ndjenja të realta.
Çdo fillim është i vështirë pasi askush nga ne nuk është i lindur si një Lasgush ose si një Dritëro, por e gjitha që duhet është vetëbesim, vetëvlerësim dhe punë!
Suksesi i shkon gjithmonë atij që është duke e kërkuar, por është më mirë të jesh një njeri i vlerave se sa i suksesit!” – kështu u shpreh poetja e re me pak fjalë por me plot kuptim kur u pyet se si ja arriti qëllimit. Por ajo gjithsesi shton se ndjehet tepër falëndëruese kundrejt Komunës së Strugës që mundësoi këtë libër (ëndërr) ta botojë (ta kthejë në realitet).. Gjithashtu poetja shton se “Nderi asnjëherë nuk paguhet me para, andaj unë sa jeta jam mirënjohëse ndaj tyre dhe mezi pres që librin e parë nga të gjithë t’ja dhuroj Komunës tonë të dashur!”
Me kaq e përfundoi për Struga Ekspres poetja e re nga Veleshta.
(Struga Ekspres)