Në rrugë jo të gjithë drejtuesit e mjeteve janë të kujdesshëm, kjo për rrjedhojë sjell aksidente nga më të ndryshimit.
Më poshtë keni disa këshilla të cilat ndihmojë çdo shofer që të evitojë aksidentet, transmeton tch.
1- Mbajeni telefonin larg
Të folurit në telefon apo dërgimi i mesazheve bëjnë që ju të humbisni përqëndrimin nga drejtimi i makinës. Është vërtetuar se telefoni zvogëlon me 37% përqëndrimin tek timoni i mjetit që po drejtoni.
2- Qëndroni në kufirin e shpejtësisë
Përveçse rrezikoni që të gjobiteni, nëse tejkaloni shpejtësinë e lejuar ju mund të bëheni edhe shkak për aksidente.
3- Ruani distancën me mjetet e tjera
Kur jeni me nxitim ju mund të harroni që të ruani distancën e sigurisë me makinat e tjera. Kështu do të shmangni edhe ndonjë përplasje të mundshme kur të frenoni ose teksa jeni në trafik.
4- Mbajini dritat ndezur
Shoferët e kujdesshëm i mbajnë dritat ndezur, veçanërisht kur është duke lindur dielli apo duke perënduar, apo kur bie shi, ka mjegull, borë…etj. Ju duhet të keni parasysh që shikimi të jetë i qartë deri në 150 metra përpara jush.
5- Kontrolloni gomat, vajin, ujin
Ju duhet ta bëni zakon sa herë që furnizoni makinën në pikat e karburantit, që të kontrolloni edhe presionin e gomave, nivelin e ujit apo të vajit. Veçanërisht kontrollet duhet t’i bëni përpara se të niseni për udhëtime të gjata.
6- Mos pini alkool kur ngisni makinën
Një shofer i mirë nuk e tepron me pijen ose në rastin kur gjatë fundjavave i ka pirë disa gota më shumë, duhet të kujdeset që të jetë i shoqëruar me dikë tjetër që është më vigjilent dhe që ka leje drejtimi.
7- Qëndroni vigjilent dhe të vetëdijshëm
Gjatë rrugës mund t’ju dalin të papritura, pengesa, trafik, shoferë të papërgjegjshëm, mot i keq…etj dhe për këtë arsye ju duhet të jeni vigjilentë, jo të përgjumur apo të lodhur.
8- Ulni zërin e muzikës
Nëse dëgjoni muzikë me zë të lartë ju mund të mos dëgjoni zhurmat në rrugë, boritë e makinave të tjera…etj.
9- Vendosni rripin e sigurimit
Përveçse kjo është e përcaktuar me ligj dhe dënohet me gjobë, është edhe një element sigurie për jetën tuaj mbi të gjitha.
10- Ndizni sinjalin sa herë që ndryshoni kahun e lëvizjes
Duhet të jeni të vëmendshëm sa herë që duhet të bëni një lëvizje apo një veprim në rrugë, në mënyrë që edhe shoferi pas jush të orientohet dhe të dijë se si të reagojë.