Rreth 11 mijë familje janë prekur nga ndërprerja e sigurimit shëndetësor për punonjësit e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB), njofton portali 4news.mk.
Për situatën ka reaguar Sindikata e Pavarur e Policisë, e cila thotë se problemi është përsëritur gjatë riaktivizimit në sistem të punonjësve të MPB-së të përfshirë në procesin gjyqësor për tragjedinë në diskotekën „Puls“ në Koçan, të cilët paraprakisht ishin çregjistruar.
Nga sindikata kërkojnë që Fondi i Sigurimit Shëndetësor të gjejë një zgjidhje sistemore, duke theksuar se kontributet për sigurimin shëndetësor u ndalen rregullisht punonjësve nga pagat e tyre.
„Rreth 11 mijë familje mbeten pa sigurim shëndetësor dhe nuk mund t’i realizojnë nevojat e tyre të zakonshme shëndetësore“, thuhet në reagimin e sindikatës.
Ky nuk është rasti i parë i këtij lloji. Ndërprerje të ngjashme janë regjistruar edhe më 10 dhe 11 gusht, kur MPB-ja dhe Fondi njoftuan se gjendja ishte normalizuar pas koordinimit me Drejtorinë e të Ardhurave Publike.
Në atë kohë, Fondi kishte shpjeguar se problemi lidhej me regjistrimin shtesë të punonjësve të kthyer në punë me vendime gjyqësore dhe me nevojën për korrigjimin e llogaritjeve dhe pagesën e kontributeve për periudhat paraprake.
Ndërkaq, në reagimin e fundit nuk jepen hollësi se kur do të zgjidhet sërish problemi. 4news.mk














