Maqedonia e Veriut po përgatitet të ndryshojë mënyrën e pagesës së autostradave, duke planifikuar vendosjen e një sistemi elektronik që do t’u mundësojë automjeteve të kalojnë pa u ndalur në rampat e pagesës.
Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski, paralajmëroi se ndryshimet ligjore janë në fazë të avancuar dhe pritet të prezantohen gjatë muajit dhjetor.
Sipas modelit të propozuar, shoferët do të paguajnë në bazë të kilometrave realisht të përshkuar, në vend të tarifave fikse që aplikohen aktualisht.
Në hartimin e ligjit do të përfshihen edhe ekspertë të Komunitetit Evropian të Transportit, me qëllim zbatimin e përvojave nga vendet evropiane.
Nikolloski vlerëson se sistemi i ri do të jetë më i drejtë për qytetarët dhe do të mundësojë qarkullim më të shpejtë në autostrada.














