Femrat që presin deri në moshën 26-vjeçare për t’u martuar kanë mundësi më të madhe për një martesë jetëgjatë, kurse,, femrat të cilat për herë të parë janë martuar shumë më të reja, rreth moshës 45 vjeç kanë gjasa të divorcohen.
Kështu thonë statistikat e prestigjiozes “Time”, e cila shkruan se sipas të dhënave të Regjistrit të Punës, numri më i madh i divorceve është mes femrave që janë martuar rreth moshës 15-20 vjeç.
Të dhënat janë analizuar nga sociologu i Universitetit të Maryland, Philip Cohen. Mesatarisht këto martesa që quhen edhe si “martesat e fillimit” zgjasin nga një deri në 10 vjet.
Një tjetër studim i 2015 thoshte se mosha ideale për njerëzit që të kenë një martesë të gjatë dhe të suksesshme është mes 28-32 vjeç.
Revista “Time” ka hulumtuar për martesat në një histori të botuar se si ka ndryshuar martesa si institucion, përfshi edhe studimet e fundit se si të rrisësh shanset për një martesë të qëndrueshme dhe pse.