Në një shtëpi në Esslingen të Gjermanisë, të hënën janë gjetur katër persona të vdekur, të helmuar nga dioksid karboni: Një çift bashkëshortor, që të dy 29-vjeçarë si dhe një djalosh 4-vjeçar dhe një vajzë 3-vjeçare. „Dyshojmë në një aksident tragjik“, ka deklaruar të hënën një zëdhënësi i policisë gjermane, njofton Shtegu.com. Nuk ka indikacione se mund të bëhet fjalë për krim apo vetvrasje.
Familjarët kanë dashur ta vizitojnë familjen e re me prejardhje turke në Gjermani, por askush nuk ua ka hapur derën, shkruan „Bild“. Mysafirët përmes xhamit kanë vërejtur trupa të pajetë në brendinë e banesës dhe pak pas orës 12.00 e kanë alarmuar policinë.
Pas hyrjes në banesë është aktivizuar edhe alarmi për rrezik nga dioksid karboni. Ekipi i shpëtimit është futur në banesë me maskat përkatëse dhe i ka hapur dritaret, ndërsa i kanë gjetur edhe katër viktimat.