Një lëvizje e organizuar nga disa shoqata maqedonase në SHBA kanë organizuar një protestë para ambasadës maqedonasenë Washington.
Diaspora e Bashkuar Maqedonase (DBM) bën të ditur se qytetarët maqedonas që jetojnë në Washington, Maryland, Virginia dhe Neë Jersey kanë protestuar në lidhje me bisedimet për emrin, votimin e ligjit të gjuhëve.
Ata dorëzuan një deklaratë te ambasadori Vasko Naumjovski, ku janë vënë pesë kërkesa për kryetarin, Qeverinë dhe Kuvendin e Maqedonisë.
Diaspora kërkon ndërprerjen e bisedimeve për emrin, Veto të kryetarit Ivanov për ligjin për gjuhët, regjistrimin e popullsisë, mosndryshimin e historisë dhe statusit të Kishës Ortodokse të Maqedonisë, si edhe kujdesi për maqedonasit në shtetet fqinje të Maqedonisë.