Saturday, November 7, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniLSDM: Nëse hapet hetim për Vuçiç, bie edhe Mickoski

LSDM: Nëse hapet hetim për Vuçiç, bie edhe Mickoski

LSDM njofton se autoritetet e reja në Serbi kanë kërkuar nga prokurorja e lartë publike Zagorka Dolovac dhe nga Prokurori për krimin e organizuar Mladen Nenadiç që të hapin procedurë bazuar në mesazhet e publikuara të Sky.

Kërkojnë që të hetohen lidhjet e Aleksandar Vuçiçit me grupin kriminal të Darko Shariçit dhe Veljko Belivukut. Korrespondenca e Sky ndodhet në Ministrinë e Punëve të Brendshme, e marrë nga Europoli. Autoritetet franceze njoftuan se nga 1 dhjetori nuk do të pranojnë më kërkesa për të dhëna nga Sky. Prandaj kërkohet që menjëherë të hapet hetimi dhe të mblidhet dokumentacioni. Në ato korrespondenca Vuçiç njihet si “Oskar” – shefi i mafias. Djali i tij i rritur si person kontakti që merrte pagesë mujore nga karteli.

Këto nuk janë spekulime. Këto janë dokumente që tani kërkohet të hapen. I njëjti Vuçiç që në Maqedoni së pari e solli Mickoskin në pushtet, e pastaj e mori vetë. I njëjti që solli bashkëpunëtorë të BIA-s në qeveri. I njëjti që solli Euronews pa leje, grupin Alo dhe Informer. I njëjti që përmes Alta Bankës hapi lavanderinë për pastrimin e parave nga krimi, korrupsioni dhe droga. I njëjti që i dha Macurës kredi, ndërsa Mickoski i dha leje dhe para nga ndërmarrjet publike. Mickoski nuk është vetëm partner. Mickoski është pjesë e së njëjtës grup kriminal të organizuar. VMRO është parti motër e SNS-së. Kur bie “Oskar”, bie edhe kukulla. Kur hapen mesazhet e Sky në Beograd, hapen edhe transaksionet në Manastir. Kur arrestohen njerëz nga policia dhe regjimi në Serbi, hapet pyetja se kush i sillte urdhrat në Shkup, reagon LSDM.

Sipas partisë opozitare, Prokuroria në Maqedoni duhet të reagojë.

Ju dhatë betimin ndaj qytetarëve, jo ndaj kësaj mafie. Nëse vazhdoni ta mbroni bandën, do të përgjigjeni së bashku me të – thonë nga LSDM.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!