Shoqata Humanitare “Bamirësit Struganë” ka shprehur mirënjohje për kompanitë “Vera Komerc” dhe “Ramiz Trans”, të cilat kanë dhuruar dru për ngrohje për dy familje në nevojë.
Falë këtij gjesti humanitar, dy familje do ta përballojnë dimrin me më shumë ngrohtësi dhe me një shqetësim më pak për ngrohjen gjatë ditëve të ftohta.
Nga shoqata kanë falënderuar kompanitë për solidaritetin dhe mbështetjen e treguar, duke theksuar rëndësinë e ndihmës ndaj familjeve që kanë nevojë për përkrahje.
Një gjest humanitar që dëshmon se solidariteti dhe kujdesi për njëri-tjetrin janë vlera që bëjnë diferencën në shoqëri.














