Friday, November 6, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniArrestohet 37-vjeçari, transportonte dru pa dokumente dhe drejtonte pa patentë

Arrestohet 37-vjeçari, transportonte dru pa dokumente dhe drejtonte pa patentë

Një person është privuar nga liria, transportonte dru për ngrohje pa dokumentacion dhe pa patentë shoferi, vijon kallëzimi penal.

Më 05.11.2026, rreth orës 19:00, në fsh. Kuçevishtë, në rrethinë të Shkupit, nëpunës policorë të SPB Shkup kanë ndaluar një automjet udhëtarësh të markës „Suzuki“, i drejtuar nga M.K. (37) nga Shkupi, në të cilin transportoheshin dru për ngrohje pa dokumentacionin përkatës për prejardhjen dhe transportin e tyre. M.K. është privuar nga liria në bazë të nenit 104 paragrafi 11 të Ligjit për Pyjet dhe është dërguar në stacion policor për procedurë të mëtejshme. Është njoftuar Policia Pyjore për ndërmarrjen e masave dhe veprimeve të mëtejshme.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve të kryera është konstatuar se personi nuk posedonte patentë shoferi. Është njoftuar prokurori publik kompetent, sipas udhëzimeve të të cilit ndaj personit do të paraqitet kallëzim penal në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!