Tuesday, April 22, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniShekerinska: Të gjithë na paskan shpëtuar më 27 prill, e ne kishim...

Shekerinska: Të gjithë na paskan shpëtuar më 27 prill, e ne kishim kokat e përgjakura

Ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë, Radmila Shekerinska nuk dëshiroi të komentojnë deklaratat e djeshme të Munir Pepiq, i dyshuar për terrorin 27-prillit në Kuvendin e Maqedonisë se e ka ndihmuar që ta lëshojë Kuvendin e Maqedonisë, megjithatë ajo tha se “po del se më 27 prill të gjithë na shpëtuan, a ne dolëm me koka të përgjakura”.
“Nuk do të dëshiroja që të komentoj për ngjarje për të cilat është hapur hetim. Në fund të muajit jam ftuar e si dëshmitare kundër njeriut që ma shkaktoi lëndimin më të madh në kokë. Atëherë për së pari herë do të shpërndajë informatat. Vërtetë nuk mund të komentojë deklaratat e të tjerëve, por po del se më 27 prill të gjithë na shpëtuan, a ne dolëm me koka të përgjakura”, tha Shekerinska.

Kjo deklaratë e Shekerinkës vjen pasi që shërbyesi policor, Munir Pepiq i dyshuar për sulmet e 27-prillit në Kuvendin e Maqedonisë, në seancë publike në Gjykatën e Apelit deklaroi se më 27 prill ai veshi mantel të bardhë dhe deputetes së Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë, Radmila Shekerinska i ndihmoi që të evakuohet./Express/

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments