Tuesday, November 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniQytetarët të dëshpëruar, do të rriten çmimet por jo rrogat

Qytetarët të dëshpëruar, do të rriten çmimet por jo rrogat

Shtrenjtimi i akcizës së naftës dhe rritja e çmimit të dizelit në vend për 3,5 denarë ka dëshpëruar qytetarët.
Ata thonë se kjo do të thotë që tani do të vazhdojnë të shtrenjtohen edhe produktet tjera në vend, përkundër asaj që nuk ka rritje të rrogave dhe vende të reja të punës.

“Po ajo nuk është mirë be vlla, gjithë sendet terma a rrogat nuk lujnë hiç, mileti pa punë, ajo ma keq nuk ka, duhet të ketë firma, të punësohet mileti e të rrijnë gjallë, se kështu nuk shkon”, thotë një qytetar.

“Nuk është mirë për popullin kjo. Ishte e pritshme sepse kishte patralajmërime se do të ketë shtrenjtime. Shumë keq, nuk është mirë aspak, për të gjithë në shtet nuk është mirë”, thotë qytetari tjetër.

“Unë udhëtoj çdo ditë, mesiguri nga 20 denarë në ditë për mua do të thotë shumë, e mos më tepër bile. Kur është e nevojshme s’kemi ku ikim”, thotë qytetari i tretë.

Të dëshpëruar janë edhe mërgimtarët. Ata madje thonë se çmimet në Maqedoni janë të njëjta me çmimet e vendeve evropiane.

“Është shumë shtrenjtë për këtu në Maqedoni, unë punoj në Gjermani, atje është një euro, me rrogën e këtushme është shumë shtrenjtë. Këtu është jetesa më e shtrenjtë, shumë më e shtrenjtë, edhe ushqimi edhe nafta është më e shtrenjtë. Këtu nuk besoj të bëhet më mirë, këtu është duke shkuar më keq, veç premtojnë e asgjë nuk bëjnë”, thotë qytetari i katërt.

Shtrenjtimi i çmimeve të dizelit, pas rritjes së akcizës së naftës, tangon edhe turistët e vendeve fqinje. Siç thonë disa turistë nga Serbia, me këtë humb interesi i tyre për të vizituar vendin.

“Ne jemi turistë nga Serbia që shpesh udhëtojmë në Maqedoni dhe deri më tani kemi ndaluar shpesh në pompat e benzinës këtu, për shkak se çmimi ishte më i volitshëm sesa në Serbi, ndërsa tani që është rritur akciza, neve nuk na paguhet që të marrim naftë në Maqedoni”.

Pas vendimit të Qeverisë që të rritet akciza e naftës, prej më një janar, dizeli u shrenjtua për 3,5 denarë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!