Mbrëmë vonë, pas orës 23:00, janë regjistruar një seri tërmetesh të cilat vijnë nga rajoni epiqendror i Dojranit, por më i fuqishmi me intensitet prej V-VI ballëve sipas Shkallës evropiane makrosizmike, ishte në mëngjes në orën 5 e 24 minuta.
Siç informon Observatori sizmologjik pranë Fakultetit matematiko-natyror në Shkup, këtë tërmet në 145 kilometra në juglindje të Shkupit, me magnitudë prej 5 ballëve sipas Rihterit, më së shumti e ka ndjerë popullata në Dojran.
Në Gjevgjeli, Vallandovë dhe Strumicë intensiteti ishte VI ballë, ndërsa në Kavadar, Radovish dhe Berovë V ballë.
Tërmeti është ndjerë edhe nga popullata e Greqisë fqinje dhe Bullgarisë, ndërsa ka shkaktuar dëme në ndërtimet në vendet e banuara në afërsi me epiqendrën.