Monday, November 25, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTre deputetë shqiptarë në Maqedoni pritet të arrestohen?!

Tre deputetë shqiptarë në Maqedoni pritet të arrestohen?!

Dy deputetë shqiptarë janë në listën e Prokurorisë Speciale dhe të Prokurorisë së përgjithshme, të cilët së shpejti mund të përfundojnë në pranga.

Siç mëson INA, dy deputetë janë duke u hetuar nga ana e Prokurorisë Speciale, ndërsa njëri nga ana e Prokurorisë së Përgjithshme.

Janë pista të ndryshme të hetimeve që kanë vënë në shënjestër veprimet e tyre në të kaluarën e afërt, por edhe në të kaluarën, pasi që njëri prej tyre dyshohet se ka qenë edhe në përbërjen e kaluar parlamentare.

Nga Prokuroria Speciale nuk japin detaje dhe emra, duke theksuar se e gjithë ajo që është publike, tashmë është e njohur për opinionin se kush janë të akuzuarit dhe ndaj kujt po zhvillohen procese. Andaj siç thonë nuk mund të japin emra.

Ndërsa në Prokurorinë e Përgjithshme po zhvillohen hetime ndaj dy deputetëve shqiptarë lidhur me ngjarjet e 27 prillit, pasi që hetimet kanë përfshirë mbi 150 persona, ku së fundi 36 përfunduan me aktakuza. Prokuroria po zhvillon hetime intensive në forma të ndryshme për mundësinë e kapjes së ndonjë deputeti tjetër që dyshohet se është involvuar në këto ngjarje të dhunshme ku më së keqi përfundoi kryetari i ASH-së, Ziadin Sela dhe kryetari i LSDM Zoran Zaev. Ndaj grupit të parë të arrestuar dhe paraburgosur është shqiptuar masë paraburgimi me dyshimin e kryerjes së veprës terrorizëm ndaj institucioneve dhe rendit kushtetues institucional. (INA)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!