Shkolla e futbollit Flamurtari nga Ladorishti, vitin e ri 2018 do ta fillojë me një turne shumë të rëndësishëm dhe sfidues për ta, ku do të jenë skuadrat si FC PAOK ,STEAUA -Bukuresht ,FC VARDAR, dhe shume skuadra tjera që do të ballafaqohen në Bullgari, njofton Struga Ekspres.
“Pas turneve në Danimarkë , Shqipëri , Itali , Austri , Barcelonê , Zagreb dhe Hungari, shkolla jonë këtë radhe me gjeneratat 2007 dhe 2008 në 7 shkurt 2018 do tê udhetojmë për në Bullgari (Sandanski), ” Pirin Football Cup ” .
Sfida dhe pervojê në nje mjedis te veçante .
Pra, le të shkojmë në sezonin e ardhshëm duke përfaqësuar shkollën tonë me krenari , guxim dhe passion “, shprehet për Struga Ekspres trajneri i kësaj Shkolle të Futbollit, z.Seit Kreka.
Strugani Seit Kreka, ky trajner kaq i ri dhe kaq i suksesshëm, dalëngadalë po arrin majat e suksesit në futboll, duke sfiduar çdo skuadër evropiane me shkollën e Futbollit “Flamurtari”-Ladorisht, madje edhe duke i mposhtur në zemër të Evropës duke u shpallur shpesh edhe kampion evrope.
Struga gjithmonë ka prodhuar talente ku gjithmonë kanë përfaqësuar me dinjitet qytetin e tyre, kësaj radhe i pamposhturi, trajneri strugan, Seit Kreka. (Struga Ekspres)