Burri im i dashur!
Mbase ndonjëherë do të mendosh se ke bërë një gabim që më ke zgjedhur për bashkëshorte të jetës, dhe kjo mund të të pengojë në bashkëveprimet ditore që kemi. Me kohë frikohem se dashuria jote do të shndërrohet në urrejtje, durimi yt do të kalojë në zemërim dhe situata e qetë mes nesh do të zbehet.
Burri im i dashur!
Ndoshta kur jeta kalon në fazën e ndezur me tensione dhe gjen veten i zënë me shumë punë, ndodh që nuk do të kesh kohë për mua dhe kohën që do duhej ta kaloje me mua do humbiste. Me një sinqeritet do të jap aq sa mundem që të të bëj të lumtur në jetë. Por a nuk është e drejtë që edhe unë të kem përkujdesjen tënde? Do të shikoj të jem e vëmendshme, por kam frikë se në sytë e tu mund të duket e padrejtë dhe e gabuar. Pra, më fal dhe më buzëqesh, ashtu siç e përshkruante të Dërguarin (a.s) nëna e besimtarëve Aisha (r.a).
Dhe në këtë mënyrë, shpresoj se do të më vlerësosh për virtytet e tjera që kam. Allahu në Kuran, Ai, i Cili na bashkoi në martesë dhe vendosi dashurinë në zemrat tona:
“O besimtarë! – nuk ju lejohet të bëheni përdhunisht trashëgimtarë të grave dhe mos i pengoni ato me qëllim që t’ua merrni një pjesë nga dhuratat që ua keni dhënë, përveç nëse bëjnë gabime sheshazi. Jetoni e silluni mirë me to! Në qoftë se ato nuk ju pëlqejnë aq shumë, (duroni!) sepse është e mundur që juve të mos ju pëlqejë diçka, por që Allahu në atë do t’ju sjellë shumë të mira.” (Nisa: 19)
Po ashtu, i Dërguari i Allahut (a.s) ka thënë: “Besimtari me besim më të plotë është ai që e ka karakterin më të mirë, kurse më i miri prej jush është ai që është më i mirë për gruan e tij.”(Tirmidhiu)
Burri im i dashur!
Duhet ta dish se nuk ka krijesë njerëzore që nuk gabon, vetëm Allahu, i Përjetshmi, është i Përkryer.
Nuk është e drejtë për ty apo për mua që thjesht t’ia marrim gabimet dhe të metat njëri – tjetrit në llogarinë tonë, derisa të metat tona t’i lëmë anash. Do të mundohem të jem një bashkëshorte besnike ndaj teje dhe të dëgjoj gjithmonë, por shpresoj se do të më falësh dhe harrosh kur gaboj.
I kam lënë prindërit, vëllezërit e motrat e dashura që të jem me ty. Dua që të ma mbushësh zemrën me dashuri. Të më dashurosh si një rrebesh shiu. Nuk dyshoj aspak që të kam zgjedhur bashkëshort. E çmoj devotshmërinë tënde çdo ditë dhe devotshmëria jote të bën të dukesh si njeriu më i mirë për mua.
Më kujtohet ngjarja e shokut të Profetit (a.s), Ali bin thalib (r.a), kur është pyetur nga një njeri: “Kam një vajzë, me kë ta martoj?”
-Aliu (r.a) iu përgjigj: “Ajo duhet të martohet me njeriun që ka devotshmëri në zemrën e tij. Nëse ky njeri e do, ai do ta bëjë të lumtur, e nëse nuk e do, nuk do ta lëndojë asnjëherë.”
Ne fakt ti je ky. Elhamdulilah, burri im i dashur, dashuria jote më bën të ndihem si gruaja më e lumtur në botë.
Ndoshta kur ndodhemi para një situate të vështirë, për shkak të gabimeve të mia, dhe në këtë moment ti do të dëshiroje të kishe një grua më të mirë, të lutem bëhu i ndërgjegjshëm, egoizmi dhe moskujdesi yt mund të më drejtojë në sjellje jo të mira. Të lutem, m’i përmirëso gabimet e mia me butësi dhe mirëkuptim, mos u bë i ashpër ndaj meje.
Nëse sheh ndonjë të metë në anën time, kujtoje mesazhin e Profetit (a.s) drejtuar neve.
“Le të mos e urrejë besimtari besimtaren. Nëse ndonjë gjë nga ajo nuk i pëlqen, ndoshta mund t’i pëlqeje diçka tjetër.”(Muslimi)
Burri im i dashur!
Të lutem të kërkosh riskun në hallall, sepse burri duhet të marrë përgjegjësinë mbi familjen e tij të dashur. A nuk na ka mësuar i Dërguari (a.s), kur Muavije ibn Hajde (r.a) ka pyetur të Dërguarin se çfarë detyrash ka secili prej nesh ndaj gruas së vet?”
(Pejgamberi tha: “Ta ushqesh kur të ushqehesh vetë, ta veshësh kur këtë e bën për vete, mos ta mallkosh dhe mos ta lësh vetëm askund përveç në shtëpi.” (Hadith hasen, transmeton Ebu Davudi i cili thotë: “Mos e qorto” e ka kuptimin, mos i thuaj “Allahu të shëmtoftë”) që do të thotë se burri duhet të përmbushë nevojat për familjen e tij.
Mos u bë i ashpër ndaj meje, sepse Profeti (a.s) nuk ka qenë asnjëherë i ashpër ndaj grave të tij.
Burri im i dashur!
Më kujtohet një hadith nga profeti Muhamed (a.s):“Kjo botë është dëfrim, kurse dëfrimi më i mirë i saj është gruaja e ndershme.”.(Muslimi)
Do mundohem të jem thesari yt më i madh, ashtu si unë e ndiej se ti je thesari im më i madh.
Burri im i dashur!
A e di shpërblimin që do të marrësh nga Allahu në ahiret? A e di se cili është shpërblimi për ata që sillen drejt ndaj grave të tyre? Shiko me sy, zemër dhe kuptoje këtë hadith: “Ata që janë të drejtë, në Ditën e Gjykimit do të marrin fronin prej drite. Ata janë njerëz të drejtë, me dëlirësinë e tyre ndaj grave të tyre dhe njerëzve për të cilët janë përgjegjës. (Muslimi)
Lus të jesh njëri prej tyre dhe unë të jem mbretëresha në pallatin tënd të bukur. Po mundohem të jem thesari yt më i çmueshëm në këtë botë dhe në tjetrën. Kur të jesh i lirë, më mëso me diturinë që Allahu të ka falur. Nëse nuk ke kohë, më lejo të përfitoj diturinë e Islamit në ndonjë mënyrë tjetër.
Sidoqoftë, unë nuk do harroj përgjegjësinë që kam si grua, që më vonë të jem një mësuese për djemtë dhe vajzat e tua. A nuk është nëna mësuesja e parë për djemtë dhe vajzat e saj?
Do dëshiroja t’i mësonim fëmijët tanë se bashku, që të jenë bartës të flamurit dhe të jenë në mesin e të devotshmëve. Dua të jem një grua besimtare, që ta sjell familjen time në xhenet.
O Allah, i Vetmi që nuk ke shok, Ti je dëshmitar në këtë lidhje martesore. Kam rënë në dashuri me bashkëshortin tim. Bëje këtë dashuri ndaj tij, ashtu që të përforcoj dashurinë ndaj Teje, por, lutem po ashtu, që dashuria ime ndaj tij të mos e kalojë dashurinë ndaj Teje. Bëje këtë dashuri kuptimplote. Më mbro zemrën time, që të mos të të harroj kurrë. Bëje këtë dashuri për mua, që të mos kalojë dashurinë që ai ka ndaj Teje, dhe bëje dëshmor për hirin Tënd. Bëje dashurinë dhe lutjen e tij ndaj meje të tillë që ai të mos e harrojë xhenetin. Nëse dashuria ime ndaj tij më bën që të harroj, më përkujto dhe më udhëzo, mos më bë prej të humburve.
O Allah i mbushur me dashuri, që dhuron butësi, Ti e di nëse zemrat tona janë në pajtueshmëri dhe se mund ta duam njëri – tjetrin. Na bë njerëz të dëgjueshëm ndaj Teje. Na bë që ta mbrojmë së bashku ligjin Tënd. Bëje këtë lidhje të fortë. Bëje këtë dashuri të përhershme. Na udhëzo në rrugë të drejtë. Na i mbush zemrat me dritën Tënde, e cila asnjëherë nuk shuhet. Na i zgjero zemrat me besim dhe zbukuroje të dorëzuar në rrugën Tënde.
Gruaja jote.