Nga e mërkura (15 nëntor) fillon të vlejë obligimi i detyruar për mbajtje të pajisjes dimërore në automjete që do të zgjasë deri më 15 mars…
Shoferët të cilët nuk do ta respektojnë këtë obligim, do të dënohen me 45 euro në kundërvlerë të denarit apo me 25 pikë negative.
Nën pajisje dimërore të automjeteve motorizuese me masë të lejuar, e cila nuk tejkalon 3.500 kg nënkuptohen pneumatikët dimëror të të gjitha rrotëve me thellësi minimale të vijave prej 4 mm., apo goma të verës në të gjitha rrotat me thellësi prej së paku 4 mm, nëse automjeti në pajisje ka edhe zinxhirë për borë.
Automjetet motorizuese me rrota 4×4 nevojiten të kenë goma të dimrit në të gjitha rrotat me thellësi minimale prej 6 mm apo pneumatikë me profil veror në të gjitha rrotat me thellësi të vijave prej së paku 4 mm, nëse në automjet ka zinxhirë për borë.
Për automjetet të cilat janë më të rënda se 3.500 kg si pajisje dimërore konsiderohen gomat e dimrit me thellësi minimale të vijave prej 6 mm apo goma të verës në të gjitha rrotat me thellësi të vijave prej minimum 4 mm, nëse në automjet ka zinxhirë për borë. Autobusët dhe automjetet transportuese, të cilat për shkaqe teknike nuk mund të vendosin zinxhirë për borë, duhet të kenë pneumatikë dimëror dhe lopatë.