Saturday, November 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoni24 vjet nga trazirat e Bit Pazarit në Shkup

24 vjet nga trazirat e Bit Pazarit në Shkup

“Bit Pazari” Më datë 6 dhe 7 nëntor, 1992, në lagjen Bit Pazar të Shkupit ndodhën trazira të shqiptarëve, të cilat u nxitën nga një skenar i parapërgatitur nga qarqet luftënxitëse në Maqedoni.
Me këtë rast, policia maqedonase demonstroi forcë brutale kundër shqiptarëve. Sipas informatës së Ministrisë për Punë të Brendshme të Maqedonisë këto ngjarje përfunduan me katër persona të vrarë dhe katërmbëdhjetë të lënduar rëndë, si dhe u bastisën dhe u privuan nga liria një numër i madh shqiptarësh.

Është interesant një fakt që do të përsëritet në vazhdimësi, në kohën kur ndodhën ngjarjet dramatike të Bit Pazarit, kryetari i Republikës së Maqedonisë, K. Gligorovi udhëtoi për “punë zyrtare” jashtë Maqedonisë. Kjo dhe shumë ngjarje tjera dëshmojnë se në Maqedoni asgjë nuk është bërë pa njohurinë e kryetarit Gligorov.

Faktori politik shqiptar që ishte pjesëmarrës në Qeverinë e Cërvenkovskit si fajtor e cilësoi Ministrinë e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, e cila e kishte përgatitur skenarin e përgjakshëm të Bit Pazarit. Mirëpo, gjithashtu duhet theksuar se asgjë nuk u ndërmor nga faktori politik shqiptar, për t’u penguar përsëritja e skenarëve të ngjajshëm.

Asnjëherë nuk u ndriçua prapavija e ngjarjeve të Bit Pazarit. Nuk ishte e qartë pse i nevojiteshin këto ngjarje tragjike establishmentit politik të kohës? Një gjë është e qartë, se “Bit Pazari” ishte një skenar i përgatitur, për të argumentuar faktin se Republika e posaformuar është e “rrezikuar” nga shqiptarët, me çka mund të destabilizohej edhe rajoni i Ballkanit. Pra, qarqet nacionaliste maqedonase përpiqeshin që përmes skenarëve të përgjakshme antishqiptare t’i paraqesë shqiptarët, para faktorit ndërkombëtar, si destabilizues të Maqedonisë, me qëllim të përshpejtohet njohja ndërkombëtare e shtetit të ri.

Vlen të theksohet se asokohe qeveriste LSDM – ja, e cila sot përveç Edmond Ademit iu bashkangjitën dhe shqiptar të sferave të ndryshme ish gazetari Muhamed Zekiri, Gjylimsere Kasapi (nëna e këngëtarit Shqiptar Shpat Kasapit) dhe të ndryshëm! Pa zbardhje të shumë raste në të cilat u derdh gjaku i pafajshem njerëzor i Shqiptarëve shtrohet thënja e të vjetërve tanë “Ujku qimen e ndëron por zanatin nuk e harron”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!