Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaNë këtë shtet dënohesh me burg nëse pi cigare

Në këtë shtet dënohesh me burg nëse pi cigare

Tajlanda do të ndalojë pirjen e duhanit në disa prej plazheve më të frekuentuara nga turistët me perspektivën e deri një viti burg për ata që kapen duke e shkelur këtë ligj.
Lëvizja ndjek një vëzhgim të kohëve të fundit mbi plazhin Patong në Phuket, që vizitohet nga miliona turistë të huaj në vit, ku u gjetën mesatarisht 0.76 bishta cigaresh për metër katror që arrijnë deri në 101058 bishta cigaresh në 2.5 km e gjatësisë së plazhit.Vëzhgimi u krye nga burimet e departamentit të marinës dhe bregdetit që e cilësoi këtë një problem serioz.
I NGJAJSHËM
PËR 10 MUAJ, 100 MILIONË EURO TË HYRA NGA AKCIZA NË CIGARE
Bishtat e hedhur të cigareve, përbëjnë një të tretën e mbetjeve të mbledhura nga ky departament. “Cigaret kanë pasoja direkte mbi ambientin”, thonë zyrtarët që paralajmërojnë për rreziqet e ekosistemit të plazheve.Kur cigaret qëndrojnë nën rërë për një kohë të gjatë, kjo prek ekosistemin. Më pas, kur kimikatet e bishtave të cigareve arrijnë ujin, çlirohen substanca që helmojnë zinxhirin natyror të ushqimit.Masa do të hyjë në fuqi në nëntor dhe do të prekë 20 plazhe. Pas një periudhe prove, ajo do të aplikohet për të gjitha plazhet tajlandeze por edhe në barkat e pasagjerëve e turistëve. Kushdo që do të kapet duke shkelur ligjin, do të përballet me një vit burg ose me gjobë./Arbresh/

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!