Sot, më 1 mars, në mbledhjen e XIX të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, u shpallën rezultatet zyrtare të zgjedhjeve të brendshme të Lëvizjes VETËVENDOSJE! për kryetar të saj, si dhe rezultatet për ndryshimin statutor.
Në emër të Komisionit të Përgjithshëm Zgjedhor, Hysen Durmishi shpalli se:
Rezultati për ndryshimin statutor, i cili i jep kompetencë Këshillit të Përgjithshëm që të vendosë për koalicionet në nivel lokal është:
Për: 87.57%, Kundër: 9.07%, Abstenim: 3.00% dhe Të pavlefshme: 0.35%. Sipas këtij rezultati miratohet ndryshimi i statutit.
Ndërkaq, rezultati zyrtar i zgjedhjeve për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! është:
Për: 96.42%, Kundër: 1.88% , Abstenim: 1.32% dhe Të pavlefshme: 0.37%. Në bazë të këtij rezultati, Visar Ymeri u shpall zyrtarisht Kryetar i Lëvizjes VETËVENDOSJE!