Klientët e “Rogner” dëshmojnë sherrin dhe klithmat e Tahirit
Nje takim i papritur dhe i tensionuar ka ndodhur pasditen e djeshme ne ambientet e hotel “Rogner”. Ministri i Brendshem Tahiri ka pranuar te ulet ne nje tavoline me deputetin rebel te PS, Tom Doshi pas kerkesave te shumta te deputetit te Shkodres dhe refuzimeve te vazhdueshme te tij.
Zerat e larte, komunikimi i tensionuar dhe fraza kercenuese kane shqetesuar dhe kane bere kurioz klientet e pakte te lokalit ne ate ore te pasdites. Deputeti Doshi ka kerkuar shpjegime per qendrimin radikal te ministrit te brendshem, ndersa ky i fundit eshte degjuar te thote se nuk levizte asnje presje nga deklaratat qe kishte bere.
Klientet, mes tyre edhe nje ambasador i rendesishem, kane degjuar edhe permendjen e emrave te Rames e Metes, por pa arritur te kuptojne kontekstin e fjaleve. Takimi ndodh dy dite perpara mbledhjes se grupit parlamentar te PS ku pritet te diskutohet edhe sjellja me e fundit e deputetit te Shkodres.