Sunday, November 24, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShëndetësiJa ushqimet që kanë më shumë hekur

Ja ushqimet që kanë më shumë hekur

Hekuri ka shumë funksione në trupin e njeriut. Shumica e këtyre funksioneve janë thelbësore për jetesën. Përdorimet e hekurit ne trupin e njeriut janë si më poshtë:

Hekuri përdoret për prodhimin e hemoglobinës dhe disa enzimave te caktuara të cilat janë të domosdoshme për një trup të shëndetshëm.
Hekuri ndihmon në transportimin e oksigjenit në gjak ne vende te ndryshme të trupit.

Hekuri vepron si katalizator për shumë veprime metabolike të cilat janë rrënjësore për rritjen e qelizave.

Hekuri është i rëndësishëm për sistemin imunitar dhe funksionimin sa më të mirë të mëlçisë.

Hekuri luan rol parësor në mbrojtjen e trupit nga radikalet e lira.
Duke qenë së hekuri është kaq i rëndësishëm për trupin, mungesa e tij mund të çojë në:

Anemi: Lodhje dhe rraskapitje, vështirësi në frymëmarrje, Pagjumësi, mungesë oreksi, Zbehje, etj., gjithashtu çon edhe ne rritje të ngadaltë e të vështirë të fëmijëve.

Mungesa e hekurit mund të shkaktojë shurdhim, sëmundje kockash, funskionim të dobët të trurit, (fëmijët e kanë të veshtirë të mësojnë e studiojnë).

Lista e Perimeve të pasura me Hekur:

Perimet jeshile si Spinaqi e Brokoli janë më të njohurat për përmbajtje hekuri, po ashtu: Fasulet jeshile; Rrënjë rrepash e panxhari; Bizelet; Patatja; Majdanozi; Asparagu; Lakërishtet; Shalqini; Misri; Lakra e kuqe; Lista e Bishtajoreve të pasura më Hekur:

Të gjitha llojet e fasuleve; Barbunjat / bishtajat; Farat e Sojës; Farërat:Fara Luledielli; Fara Kungulli; Drithërat: Orizi kaf;Gruri; Cereali; Spageti/Makaronat në përgjithësi
Prodhimet shtazore: Mishi i pulës dhe gjeli i detit; Mëlçia; Sardelet; Mishi; Mëlçi pule; Kosi natyral; Frutat e thata: Bajamet (dhe Vaji i tyre); Kumbullat dhe kajsitë e thata.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!