Nën drejtimin e kryetarit tê Kuvendit z.Niko Peleshi, Kuvendi u mblodh sot në seancën plenare të radhës. Pas njoftimeve, për shkak të situatës së tensionuar dhe veprimeve penguese të deputetëve të opozitës, kryetari i grupit parlamentar të PS, z. Taulant Balla kërkoi të ndërpriten diskutimet plenare dhe të kalohej në proces votimi.
Kërkesa u miratua me 76 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim dhe seanca ndërpreu diskutimet duke kaluar në proces votimi. Fillimisht seanca miratoi me 76 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim, projekt-programin dhe projekt-kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 19 Tetor-6 Nëntor 2026, çështje për të cilët nuk ishte arritur dakordësia në Konferencën e Kryetarëve.
Projekligjet
Seanca e sotme plenare miratoi gjashtë projektligje, më konkretisht:
-Projektligji “Për ratifikimin e konventës së Këshillit të Evropës për Mbrojtjen e Profesionit të Avokatit, bërë në Luksemburg, më 13 maj 2025”, me 76 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
-Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryerjen e veprimtarive të përbashkëta të kontrollit kufitar”, me 76 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
– Projektligji “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 55/2020, “Për shërbimet e pagesave””, me 76 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
– Projektligji “Për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit”, me 76 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
-Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, të ndryshuar”. Për këtë ishin paraqitur 11 amendamente nga deputeti Ramion Kurti, të cilat u miratuan me shumicë votash. Në tërësi ky projekligj u miratua me 77 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
-Projektligji “Për treguesit gjeografikë për produktet artizanale dhe industriale” Për këtë ishin paraqitur disa amendamente nga deputeti Admir Kadeli, të cilat u miratuan me shumicë votash.Në tërësi ky projekligj u miratua me 76 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenim.
Projektvendimet
Seanca miratoi tre projektvendime. Më konkretisht:
-Projektvendimi “Për miratimin e Dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 521, datë 19.10.2026 “Për shkarkimin e znj. Adea Pirdeni, nga Ministre e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin” u miratua me 76 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenim.
-Projektvendimi “Për miratimin e Dekretit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë nr. 522, datë 19.10.2026 “Për emërimin e znj. Adea Pirdeni si Ministër i Administratës Publike” u miratua me 76 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
– Projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për fazën e dytë të Reformës Administrativo-Territoriale në Republikën e Shqipërisë” u miratua me 76 vota pro, 0 kundër dhe 0 abstenim.
Seanca plenare i mbylli punimet rreth orës 11:35.














