Thursday, October 22, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniArrestohet 40-vjeçari pranë Qafë Thanës, kapet me një kilogram drogë

Arrestohet 40-vjeçari pranë Qafë Thanës, kapet me një kilogram drogë

MPB njofton se në afër pikës kufitare Qafë Thanë është ndaluar një person nga Gostivari, i cili gjatë kontrollit të tij, janë gjetur një kilogramë lëndë narkotike.

“Më 21.10.2026 në orën 20:50, pranë pikës kufitare Qafë Thanë, në zonën e Strugës, oficerët e Ekipit Mobil “Task Force” në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare “Perëndim” – Ohër, në bashkëpunim me Stacionin Policor për Mbikëqyrje Kufitare Frangovë, kanë ndaluar B.B. (40) nga Gostivari.

Gjatë marrjes së masave dhe aktiviteteve për të shtypur trafikimin e paligjshëm të drogës, personit iu gjet një qese e zezë që përmbante rreth një kilogram marihuanë.

Një prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Strugë u njoftua për ngjarjen.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, Qendra Rajonale për Çështje Kufitare “Perëndim” – Ohër do të ngrejë kallëzim penal përkatës kundër personit”, thonë nga MPB.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!