Një lajm i bukur vjen nga Tirana, ku familja e Fatmirës dhe Ervinit është shtuar me një tjetër pjesëtar. Vogëlushi Zeidi ka ardhur në jetë, duke u bërë fëmija i 11-të i çiftit.
Lindja është realizuar në Spitalin e Tiranës, ku nëna dhe foshnja kanë qenë nën kujdesin e personelit mjekësor. Ky institucion ka qenë pjesë e historisë së familjes edhe më parë, pasi aty kanë lindur edhe dhjetë fëmijët e tjerë të çiftit.
Përmes një mesazhi urimi, stafi i spitalit ka ndarë lajmin e veçantë, duke i përcjellë familjes urimet më të mira për anëtarin e ri. Rasti është vlerësuar si një ngjarje e rrallë në ditët e sotme.
“Shumë urime për familjen e madhe, një rast i rrallë në kohët ku jetojmë”, thuhet në mesazhin e publikuar nga spitali.
Me ardhjen në jetë të Zeidit, familja e Fatmirës dhe Ervinit numëron tashmë 11 fëmijë, duke festuar një tjetër moment të veçantë në jetën e tyre.














