Sheshel: “Le të zbrazet Kosova e Metohija nga kosovarët”
I akuzuari për krime lufte, lideri radikal serb, Vojislav Sheshel, ka vazhduar me deklaratat e tija të pamatura kundrejt Republikës së Kosovës.
Sheshel nuk ka lënë pa përmendur edhe ikjet masive të shqiptarëve nga Kosova. Ai ka thënë se Kosova është e Serbisë dhe se duhet lënë kosovarët që duan të dalin nga Kosova që ta kalojnë lirshëm kufirin serbo-hungarez.
Ai madje ka kritikuar autoritetet serbe për ndaljen e kosovarëve në kufi të Serbisë.
I dënuari për gjenocid të luftës në një postim në rrejtin social tëtter, në faqen e tij zyrtare në ka thënë se qeveria e Vuqiqit duhet ti lëshojë kosovarët që ta kalojnë kufirin serbo-hungarez
“Në vend se qeveria serbe të ndihmojë që sa më shumë shqiptarë nga Kosova e Metohija të dalin për në Europë, qeveria e Vuqiqit i ndalon ata në kufirin serbo-hungarez”, ka thënë ai./Indeksonline/