Nxënësit dhe stafi i Gjimnazit të Tetovës janë detyruar të largohen nga ambientet e shkollës pas një alarmi për bombë të mundshme.
Lajmi bëhet i ditur nga Tetova1, sipas të cilit, menjëherë pas alarmit, të gjithë të pranishmit kanë dalë jashtë objektit.
Tashmë pritet intervenimi i institucioneve përgjegjëse, të cilat duhet të kryejnë verifikimet dhe kontrollet për të përcaktuar nëse në shkollë ka apo jo mjet shpërthyes.














