Një ngjarje tragjike ka tronditur Komunën e Rahovecit, pasi dy të rinj nga kjo komunë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku në Gjermani, shkruan gazeta Demos, përcjell Struga Ekspres.
Viktimat janë identifikuar si Leart Morina dhe Berhan Zeka, të cilët, sipas raportimeve të mediave lokale, kanë ndërruar jetë ditën e djeshme.
Lajmi për vdekjen e tyre ka shkaktuar dhimbje dhe pikëllim, ndërsa deri më tani nuk janë publikuar informacione të hollësishme mbi mënyrën se si ka ndodhur aksidenti dhe rrethanat që çuan në këtë tragjedi.














