Tuesday, November 17, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniKontrolloni llogaritë bankare, paratë do të transferohen deri në fund të muajit!

Kontrolloni llogaritë bankare, paratë do të transferohen deri në fund të muajit!

Qytetarët që kanë skanuar kuponë fiskalë përmes aplikacionit “TVSH-ja ime“ gjatë periudhës korrik–shtator, presin të marrin një pjesë të TVSH-së së paguar, e cila, sipas informacioneve të publikuara, duhet të paguhet më së voni deri më 30 nëntor 2026.

Bëhet fjalë për rimbursimin e tremujorit të tretë të vitit, përkatësisht për kuponët fiskalë të skanuar gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator.

Pagesa do të realizohet në llogaritë bankare të përdoruesve, ndërsa shuma që do të përfitojë secili qytetar varet nga kuponët e skanuar dhe vlera e TVSH-së së llogaritur për rimbursim.
Megjithatë, deri më tani, Drejtoria e të Ardhurave Publike nuk ka dhënë konfirmim zyrtar për datën e saktë të pagesës.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!