Më 22.11.2026, në orën 02:15, policia e SPB Ohër ka arrestuar D. Gj. (18) nga Ohri, i cili paraprakisht, para një objekti gastronomik në kompleksin sportiv në Ohër, kishte prishur rendin dhe qetësinë publike duke u sjellë në mënyrë agresive ndaj punonjësve të policisë.
Pas kryerjes së testit të alkoolit, tek ai është konstatuar prania e 1,75 promilëve alkool në gjak.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës.














