Tuesday, November 17, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoni35 vjet nga Kushtetuta e Maqedonisë: U miratua pa votat e deputetëve...

35 vjet nga Kushtetuta e Maqedonisë: U miratua pa votat e deputetëve shqiptarë, të cilët kërkonin barazi kushtetuese

Një shtet i ri, një Kushtetutë e kontestuar dhe një popull që nuk e gjeti veten të barabartë në aktin më të lartë juridik të shtetit.

Më 17 nëntor 1991, Kuvendi i Maqedonisë miratoi Kushtetutën e parë të shtetit të pavarur, por jo me mbështetjen e përfaqësuesve shqiptarë.

Miratimi i saj erdhi pas referendumit të 8 shtatorit 1991 për pavarësinë e vendit, të cilin një pjesë e madhe e elektoratit shqiptar e bojkotoi.

Deputetët shqiptarë në Kuvend nuk e mbështetën Kushtetutën, duke kundërshtuar veçanërisht përcaktimin e Maqedonisë si shtet kombëtar i popullit maqedonas dhe pozitën e pabarabartë kushtetuese të shqiptarëve.

Ata kërkonin që shqiptarët të njiheshin si popull shtetformues dhe të garantoheshin me Kushtetutë të drejta të barabarta.

Kështu, Kushtetuta e 17 nëntorit 1991 u miratua pa votat e deputetëve shqiptarë, duke lënë që në themel të shtetit të pavarur një kontestim të rëndësishëm politik dhe kushtetues lidhur me pozitën e shqiptarëve në Maqedoni./Lajmpress

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!