Tuesday, November 17, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNga e mërkura ka reshje shiu dhe erëra mbi 80 km/h

Nga e mërkura ka reshje shiu dhe erëra mbi 80 km/h

Nga e mërkura ka reshje shiu dhe erëra mbi 80 km/h nga e mërkura!

Sot Maqedonia e Veriut do të ketë mot kryesisht me diell, por kjo gjendje nuk do të zgjasë shumë. Nga e mërkura pritet ndryshim i ndjeshëm i kushteve atmosferike, me vranësira dhe reshje lokale shiu.

Sipas Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), temperaturat sot do të lëvizin nga 5 deri në 11 gradë në mëngjes, ndërsa gjatë ditës do të arrijnë nga 15 deri në 20 gradë Celsius.

Në Shkup pritet mot me diell dhe temperatura deri në 17 gradë.

Nga e mërkura do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu, me intensitet të ndryshëm. Për shkak të depërtimit të masave ajrore nga jugu, temperaturat gradualisht do të rriten dhe do të jenë mbi mesataren për këtë periudhë të vitit.

Era do të fryjë nga drejtimi jugor, mesatare deri e përforcuar, ndërsa të mërkurën dhe të enjten në pjesët perëndimore të vendit herë pas here do të kalojë shpejtësinë prej 80 kilometrash në orë.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!