Tuesday, November 17, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTrishtim/ Në bankë bosh, një dhimbje e pafund/ Shkolla në zi për...

Trishtim/ Në bankë bosh, një dhimbje e pafund/ Shkolla në zi për vdekjen e nxënësit të klasës së pestë nga Koleshino

Dhimbje e madhe ka përfshirë fshatin Koleshino të Strumicës, pas lajmit për vdekjen e parakohshme të Vedranit, nxënës i klasës së pestë në shkollën fillore “Vidoe Podgorec”.
Lajmin e trishtë e bëri të ditur vetë shkolla përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale, me të cilin i dha lamtumirën nxënësit të saj.

“Pas bankave të shkollës do të mbetet një karrige bosh, klasa pa prapësitë e tij, korridori i shkollës pa ‘Mirëmëngjesin!’ e tij dhe pa hapat e tij të qetë, teksa mbante çantën me ushqimin e mëngjesit të paketuar me kujdes”, thuhet në mesazhin prekës të shkollës.

Me këto fjalë, mësuesit dhe punonjësit e shkollës përshkruan boshllëkun që lë largimi i parakohshëm i nxënësit të tyre.
Lajmi ka shkaktuar dhimbje të madhe te bashkëmoshatarët, mësuesit dhe të gjithë ata që e kanë njohur.

Nga shkolla i kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe shokëve të Vedranit, duke u uruar forcë në këto momente jashtëzakonisht të vështira.
Vdekja e parakohshme e një fëmije është një humbje e pazëvendësueshme për familjen dhe gjithë komunitetin shkollor.

Deri më tani nuk janë publikuar informacione për shkakun e vdekjes.

Emri dhe kujtimi i tij do të mbeten në zemrat e atyre që ndanë me të ditët e shkollës.

U prehtë në paqe!

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!