Monday, November 16, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniBDI STRUGË: 72 ORË PA UJË TË PIJSHËM – HESHTJA INSTITUCIONALE KËRKON...

BDI STRUGË: 72 ORË PA UJË TË PIJSHËM – HESHTJA INSTITUCIONALE KËRKON PËRGJEGJËSI!

BDI STRUGË: 72 ORË PA UJË TË PIJSHËM – HESHTJA INSTITUCIONALE KËRKON PËRGJEGJËSI!

72 orë pa ujë të pijshëm dhe vetëm sot Ndërmarrja Publike „Ujësjellësi dhe Kanalizime“ del me njoftim?!⁉️

Qyteti i Strugës prej tri ditësh përballet me një situatë alarmante. Nga çezmat e qytetarëve del ujë i turbullt, i përzier me baltë, ndërsa shqetësimet për sigurinë e ujit dhe shëndetin publik janë gjithnjë e më të mëdha.

Para dy ditësh reaguam publikisht për këtë problem, por nuk pati reagim me kohë nga Komuna e Strugës, ndërmarrja publike dhe institucionet kompetente.

Por, ku është kryetari i Komunës, z. Mendi Qyra?

Kryetari i Komunës nuk është vetëm një funksion përfaqësues. Ai ka përgjegjësi për drejtimin dhe mbikëqyrjen e punës së administratës komunale, si dhe rol në emërimin dhe mbikëqyrjen institucionale të ndërmarrjeve publike, sipas kompetencave ligjore.

Sipas informacioneve që kërkojnë sqarim zyrtar, ekzistojnë pretendime se kryetari i Komunës ka ndikuar te drejtori i ndërmarrjes, Jovanco Meçkaroski, lidhur me publikimin e rezultateve të analizave të ujit. Nëse kjo është e vërtetë, kemi të bëjmë me një çështje jashtëzakonisht serioze që kërkon transparencë dhe hetim institucional.

Kërkojmë nga Mendi Qyra dhe Jovanco Meçkaroski:

* Publikimin e menjëhershëm të të gjitha rezultateve të analizave të ujit.
* Sqarim se kur janë pranuar rezultatet dhe pse nuk janë bërë publike me kohë.
* Informim të qartë nëse uji është i sigurt për konsum.
* Masa urgjente për furnizimin e qytetarëve me ujë të sigurt.
* Përcaktimin e përgjegjësisë për çdo vonesë apo mosveprim institucional.

Kjo nuk është çështje politike, por çështje e shëndetit dhe sigurisë publike. Uji i pijshëm është e drejtë themelore, ndërsa informimi i qytetarëve është detyrim institucional.

Struga nuk mund të mbahet peng i heshtjes institucionale. Qytetarët kanë të drejtë të dinë të vërtetën dhe të kërkojnë përgjegjësi nga ata që janë të mandatuar për t’i shërbyer!

BDI – Dega Strugë

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!