Dhimbje e madhe ka përfshirë fshatin Koleshino të Strumicës, pas lajmit për vdekjen e parakohshme të Vedranit, nxënës i klasës së pestë në shkollën fillore “Vidoe Podgorec”.
Lajmin e trishtë e bëri të ditur vetë shkolla përmes një postimi emocionues në rrjetet sociale, me të cilin i dha lamtumirën nxënësit të saj.
“Pas bankave të shkollës do të mbetet një karrige bosh, klasa pa prapësitë e tij, korridori i shkollës pa ‘Mirëmëngjesin!’ e tij dhe pa hapat e tij të qetë, teksa mbante çantën me ushqimin e mëngjesit të paketuar me kujdes”, thuhet në mesazhin prekës të shkollës.
Me këto fjalë, mësuesit dhe punonjësit e shkollës përshkruan boshllëkun që lë largimi i parakohshëm i nxënësit të tyre.
Lajmi ka shkaktuar dhimbje të madhe te bashkëmoshatarët, mësuesit dhe të gjithë ata që e kanë njohur.
Nga shkolla i kanë shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe shokëve të Vedranit, duke u uruar forcë në këto momente jashtëzakonisht të vështira.
Vdekja e parakohshme e një fëmije është një humbje e pazëvendësueshme për familjen dhe gjithë komunitetin shkollor.
Deri më tani nuk janë publikuar informacione për shkakun e vdekjes.
Emri dhe kujtimi i tij do të mbeten në zemrat e atyre që ndanë me të ditët e shkollës.
U prehtë në paqe!














